Gjermania dhe Italia në aksion, sulmojnë grupin mafioz “Ndrangheta”, arrestohen 31 persona

Bota

Gjermania dhe Italia në aksion, sulmojnë grupin mafioz

Europol dhe Eurojust njoftuan sot se kanë arrestuar 31 të dyshuar gjatë një operacioni policor të realizuar nga Italia dhe Gjermania, që sipas mediave, të dyshuarit mendohet të jenë pjesë e grupit famëkeq mafioz, Ndrangheta.

Sipas autoriteteve, janë identifikuar edhe 65 të dyshuar të tjerë. Agjencia e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit tha se ka ofruar përkrahje për këtë operacion, në të cilin morën pjesë rreth 800 oficerë dhe zyrtarë të taksave në të dyja shtetet.

Personat dyshohet se ka organizuar tregti të kokainës mes Italisë, Holandës, Gjermanisë dhe Spanjës duke përdorur mjete të komunikimit me enkriptim”, thuhet në deklaratën e Europolit.

Ekipet e hotelerisë u përdorën për t’i pastruar paratë në Itali, ndërsa në Gjermani hetimi ishte i përqendruar në shitjen e drogës dhe shmangien nga taksat, tha Europol-i, selia qendrore e të cilit është në Holandë.

“Së paku disa qindra mijëra euro janë sekuestruar, gjithashtu edhe armë, kokainë, dy vetura luksoze dhe stoli”, thuhet më tej në deklaratë.

Ky hetim është pjesë e Projektit Italian DIA ONNET, një iniciativë e financuar nga BE për të trajtuar grupe mafioze të krimit të organizuar aktiv në Evropë. Projekti u nis në selinë e Europol dhe synon grupet kriminale të stilit mafioz në tërësinë e tyre, sesa një ose më shumë nga aktivitetet e tyre specifike kriminale.

ME TE LEXUARAT