Shkarkimi i Presidentit Meta, nesër mblidhet për herë të parë Komisioni Hetimor

Politikë

Shkarkimi i Presidentit Meta, nesër mblidhet për herë të

Nesër, në orën 11:00 do të mblidhet për herë të parë Komisioni i Posaçëm Hetimor Parlamentar, për të diskutuar për shkeljet kushtetuese të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Kujtojmë se sot Parlamenti me 97 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim i dha dritën jeshile ngritjes të komisionit hetimor për presidentin Meta.

Ky komision ngarkohet që brenda 3 javëve, të argumentojë përmes një raporti të gjitha pretendimet se kreu shtetit me përfshirjen në fushatë elektorale shkeli kushtetutën.

“Nesër, më datë 08.05.2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e parë e Komisionit të posaçëm Hetimor parlamentar “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë”. Takimi do të zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, me prezencën e anëtarëve të komisionit.

Mbledhja do të transmetohet live në faqen ëeb dhe FB të Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion