Sherri tek Pallati i Sportit/ Asllan Dogjani sfidon policinë, rikthehet në ambientet e rinumërimit

Politikë

Sherri tek Pallati i Sportit/ Asllan Dogjani sfidon policinë, rikthehet

KAS vendosi të ndalojë hyrjen e Asllan Dogjanit në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” pas incidenteve të ndodhura këtë të hënë.

Dogjani pas incidenteve të shënuara me anëtarët e KAS u largua nga salla ndërkohë që anëtarët e KAS firmosen shkresën që ndalon hyrjen e tij në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti”.

Deri në përfundim të procesit të rinumërimit Asllan Dogjanit i ndalohet të futet në ambientet e Pallatit të Sportit “Fahrie Hoti”, por këtë rregull demokrati e shkeli pak çaste më vonë. Demokrati sfidoi KAS dhe policinë, duke u futur sërish në sallën e rinumërimit.

Dogjani pretendon për vjedhje votash, ndërsa anëtari i KAS Ilir Rusmali iu përgjigj duke thënë se do të thërrasë policinë. Mirëpo, kjo duket sikur e agravoi më tej situatën, pasi Dogjani përdori fjalë të papërshtatshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion