Zgjedhjet e parakohshme në vjeshtë, PS nis punën për emrat në 3 bashki, Tirana ende pa vendim

Politikë

Zgjedhjet e parakohshme në vjeshtë, PS nis punën për emrat

Socialistët kanë nisur punën për zgjedhjet e parakohshme në 3 bashki, që mbetën pa kryetar për shkak se drejtuesit e tyre garuan në listën e PS për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke evidentuar opsione të ndryshme mbi kandidaturat me të cilat do të paraqiten para qytetarëve.

Në një intervistë për A2 CNN, Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi është i bindur që rezultati do të jetë në favor të të majtëve.

“Bashkia e Matit, Beratit dhe Tepelenës, pa dyshim janë në planet organizative të PS. Shkojmë për t’i fituar të treja”, thotë Klosi.

Mazhoranca nuk po nxiton për të zgjedhur kryetarin e ri të Matit, Tepelenës dhe Beratit, edhe pse këto tre bashki kanë që nga 11 marsi pa drejtues. “Besoj periudha e përcaktuar në kod, pra vjeshta e këtij viti, është periudha e përshtatshme për ta kryer këtë proces”, tha Klosi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion