Sherri i Nokës me Shehaj në Kuvend, deputetja Flutura Açka: Turpi, dhe vendi ku hahet me bukë!

Politikë

Sherri i Nokës me Shehaj në Kuvend, deputetja Flutura Açka:

Deputetja e djathtë Flutura Açka, ka reaguar për sherrin e turpshëm që ndodhi këtë të enjte në sallën e seancave plenare, ku Flamur Noka largoi me forcë nga foltorja kolegun Agron Shehaj dhe më vonë i mori celularin nga duart dhe ia flaku tej.

Ajo kujton kohën kur drejtonte Komisionin e Medias dhe Flamur Noka shkoi në sallë gjatë punimeve duke i shkulur mikrofonin nga tryeza. AI shoqërohej nga Gazment Bardhi, i cili muaj para 17 Janarit 2024 kishte qenë krah Lulzim Bashës dhe dhunoi demokratët e tjerë të Berishës.

"Atëherë, më 17 janar tek shqyente mikrofonët, Noka tha nëpër banaqet televizive: Nuk do açkërojmë Opozitë. Është më mirë kështu, të bardhëzojmë mosbindjen civile e të nokëzojmë Parlamentit. Turpi, dhe vendi ku hahet me bukë", shkruan Flutura Açka.

Ajo i drejtohet dhe koleges Belinda Balluku, e cila qëndron në sfond duke qeshur teksa Shehaj e Noka zihen me njëri-tjetrin. "Qesh, shoqja socialiste, qesh", vijon ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion