Sherr në PD , Bardhi përplaset me Baçin për primaret, nuk lejon votimin e...

Politikë

Sherr në  PD , Bardhi përplaset me Baçin për primaret, nuk

Primaret e organizuara nga Partia Demokratike kanë sjellë përplasje në qarkun e Fierit. Drejtuesi politik i këtij qarku, Gazment Bardhi ka debatuar sot gjatë me deputetin e zonës, Luan Baçi lidhur me të drejtën e votës së anëtarësisë në këto primare.

Burimet bëjnë të ditur se gjatë procesit që po zhvillohet në tetrin Bylis, Bardhi nuk ka pranuar që në votim të marrin pjesë anëtarët e regjistruar në PD pas vitit 2021.


Kjo është kundërshtuar ashpër nga deputeti i Fierit, Luan Baçi, dhe të dy i janë drejtuar selisë së PD-së në qytet ku kanë debatuar me tone të larta.

Mësohet se Bardhi ka pasur edhe një konflikt me komisionin e votimit pikërisht për këtë çështje, duke i akuzuar ata si njerëz të vendosur nga Luan Baçi.

Në degën e PD Fier janë të regjistruar rreth 7 mijë anëtarë partie, por pjesëmarrja në procesin e primareve deri në orët e drekës ishte shumë e ulët në të gjithë qarkun.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion