Lamtumirë dimër! Korçarët ndezin të parët zjarret e verës, tradita pagane

Aktualitet

Lamtumirë dimër! Korçarët ndezin të parët

Mbrëmja e fundit e muajit shkurt, ndez në Korçë zjarret e përzënies së dimrit dhe shpresën e trokitjes së verës.

Një traditë pagane që kremtohet prej vitesh në qytetin jug-lindor, e ngjashme edhe me traditën e besimtarëve ortodoksë.

Natyrisht që më të lumturit e kësaj tardite janë fëmijët që mblidhen rreth zjarrit. Festa tanimë është një iniciativë e vetë qytetarëve, të cilët shpresojnë që ta çojnë më tej siç e kanë trashëguar deri më tani.

Amvisat që ekremtojnë këtë traditë nuk harrojnë as gatimin simbolik. Në mënyrë spontane ardhja simbolike e verës është festuar edhe në fshatra të juglindjes. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion