Sherr në Kuvend, Petrit Doda shkul mikrofonin, e hedh në drejtim të Spiropalit! Përplaset me gardën
Lajmifundit
/
13 February 2025, 14:00
Politikë

Deputeti Petrit Doda mbajti një kabull mikrofoni në dorë dhe më pas e hedh në drejtim të kryeparlamentares Elisa Spiropali.
Mes tensioneve të shumta në Kuvend dhe teksa Garda kishte rrethuar foltoren për shkak të kaosit që krijuan deputetët e opozitës, deputeti Doda duket teksa përplaset me punonjësit.
Pasi tentativa e tij për të kaluar Gardën dështon, Doda hedh mikrofonin në drejtim të Spiropalit.


