Goditje me shishe dhe tensione në Kuvend, shtyhet për të hënën seanca plenare

Politikë

Goditje me shishe dhe tensione në Kuvend, shtyhet për të

Pas dy ndërprerjeve prej situatave të tensionuara të nisura që në fillim të seancës plenare, Kuvendi është shtyrë për ditën e hënë të javës së vjen.

Dy protagonistët e kësaj seance ishin Flamur Noka dhe Petrit Doda, të cilët disa herë bllokuan foltoren duke penguar seancën.

Goditi me shishe uji Ballën, ndërhyn Garda! Spiropali përjashton Flamur Noken

Deputeti Flamur Noka ka goditur me shishe uji në Kuvend Taulant Ballën, teksa ky i fundit po fliste nga vendi.

Ne momentin kur ndodhi incidenti, Balla po i përgjigjej Sali Berishës për akuzat e këtij të fundit, ndërsa në ato momente Noka iu afrua me shpejtësi duke e goditur me shishe.

Eshte dashur ndërhyrja e Gardës për të tërhequr Nokën, ndërsa kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ndërpreu seancën dhe e përjashtoi Nokën nga Kuvendi.

“O Sali dëgjo këtu dëgjo. Llogaritë që bëre për Veliajn janë dyshime.

Jepi përgjigje popullit ku i ke gjetur ti, ku i paguar 500 mijë euro në Londër te zyra avokatore që mbrojnë kriminelët serbë kundër UCK.

Thuaji içik shqiptarëve meqë akuzon Ulsiun. Apo tu kujtuan 500 mijë eurot e tua dhe i the Ulsiut. PS ka vendosur të ketë standard, çdo person që përballet me drejtësinë avokatin duhet ta paguajë vetë”-ishte fjala e Ballës.

“Nuk mund ta merrni fjalën, nuk mund të godisni me mjete të forta është e turpshme, lista po e merrte fjalën sipas radhës, nëse doni sherr , s’mund të vazhdojë më kalojmë në proces votimi”-u shpreh Spiropali para se të ndërpriste seancën.

ME TE LEXUARAT