Shehu: Spitali i Tepelenës në kushte mjerane, linjat elektrike që në '70, ky është 'suksesi' i Ramës

Politikë

Shehu: Spitali i Tepelenës në kushte mjerane, linjat elektrike që

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama se ka lënë në harresë Bashkinë e Tepelenës. Në përgjigjje të një video të publikuar nga kreu i qeverisë mëngjesin e sotëm, me pamje nga pedonalja e Tepelenës, teksa kishte shkruar 'Kalaja e rilindur', Shehu thotë se ajo nuk është Tepelena e vërtetë, duke sjell kushtet e spitalit, që sipas tij janë të mjerueshme dhe infrastrukturën e munguar. Deputeti i PD shkruan se linjat elektrike në këtë qytet janë që prej viteve 1970, ku sipas tij, kjo sjell edhe që një pjesë e fshatrave të mbesin pa drita në dimër.

"Spitali i Tepelenës është në një situatë mjerane. Linjat elektrike në të gjithë Tepelenën janë ato të viteve 1970. Prandaj pjesa më e madhe e zonave rurale Tepelene-Memaliaj gjatë dimrit me shumë janë pa energji elektrike se sa me atë. 'Sukses' i ri i Ramës ky me te cilin ai mund te mburret, se kështu se paku nuk do te preken nga 'kriza energjetike' e tij", shkruan Shehu.

Shehu thotë se niveli i papunësisë në Tepelenë është shumë i lartë. Sipas tij, Rama mburret më një Kala e pedonale të rindërtuar, por zonat Tepelena e Memaliaj po zbrazen nga të rinjtë që ikin për mundësi më të mira.

"Për të mos përmendur këtu papunësinë e thellë në Tepelenë e Memaliaj, të rinjtë që sorollaten tërë ditën kot, familjet pa asnjë të ardhur mbasi i është ndërpre edhe ajo asistencë, të sëmuret e braktisur, shpenzimet e mëdha te tyre për të mbijetuar nga COVID, mungesën e plotë të shpresës. Dhe Rama mburret me një pedonale ne Kala, ndërsa Tepelena e Memaliaj vetëm po zbrazen e shkretohen", shkruan Shehu.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion