Plani për krizën energjitike, gazetari: Rama peshkoi median dhe publikun

Politikë

Plani për krizën energjitike, gazetari: Rama peshkoi median dhe

Klodian Tomorri

Perfundimisht eshte bere shume usta
Doli para mediave dhe foli per krizen e rende. Shpalosi planin me tre pika, ku 2 nga pikat ishin s’do kete kufizime dhe nuk do kete rritje te cmimit per familjet dhe biznesin e vogel. Dmth dy nga pikat e planit ishin qe nuk do bejme asgje. ????

Mediat i peshkoi. Te gjithe u leshuan me titujt lehtesues; kryeministri jep lajmin e mire, nuk ka rritje cmimi energjie per familjet dhe biznesin e vogel etj etj. Fitore e madhe me nje fjale.

Askush nuk ben pyetjen me the thjeshte dhe llogjike te mundshme; mire per familjet dhe biznesin e vogel s’do rritet, por me biznesin e mesem dhe te madh cfare do ndodhe?
Se dyti, cfare nenkuptohet me biznes i vogel se ketu eshte bere nje lemsh i madh me kategorizimin e biznesit qe nuk merret vesh me. Dmth ku do te filloje kerbaci?

Tani ajo qe nuk kuptova une, eshte kjo:
Do rrise cmimin direkt per te gjitha bizneset me xhiro mbi 10 milione leke ne vit.
Do rrise cmimin direkt per biznesit me xhiro mbi 14 milione leke ne vit?
Do e rrise vetem per ata qe jane te lidhur ne tensionin e mesem?

Apo do i nxjerre jashte nga furnizimi i rregulluar per te bere rritje te fshehte, qe kur te kthehen tek furnizuesi fundor, dmth OSHEE, t’u kercase 300 lekeshi per kilovat ballit?

Nga 1 janari, nje nga keto kater skenaret siper eshte ngjarje e sigurte me probabilitet 1. Nderkohe edhe nje shuk 200 milione euro iu shtua malit te borxhit publik.
Me pas pyetjet vazhdojne:
Kur t’u rritet ketyre bizneseve cfare do ndodhe?
Do ia percjellin konsumatorit ne cmimet e produkteve apo sherbimeve qe ofrojne?

Apo do dalin nga tregu per shkak se do mbyten nga konkurrenca e bizneseve te vendeve te tjera fqinje, te cilat e kane koston e energjise shume me te ulet.
Nejse. Mediat i peshkoi. Kjo ka rendesi. Per ca dite tirujt do jene keshtu; Rama jep lajmin e mire, nuk ka rritje cmimesh. Nderkohe ju te biznesit te mesem dhe te madh kapni garuzhdet te henen dhe tek sheshi se e hengret shkopin.

Ah se harrova. Edhe nje pyetje te fundit. Meqe kemi nje jave ne krize energjie, ministren e energjise e di njeri ku eshte? Se te gjithe po flasin per krizen e energjise, pervec ministres qe e ka detyrim ligjor menaxhimin e ketij sektori. Ajo di gje per kete planin apo jo se ajo do e zbatoje kete.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion