Shehu nga Gjirokastra: Të përgatitemi për lëvizje të mëdha politike!

Politikë

Shehu nga Gjirokastra: Të përgatitemi për lëvizje të
Deputeti demokrat, Tritan Shehu është shprehur se në Shqipëri nuk mund të ketë normalitet kur varfëria, represioni janë ulur këmbëkryq.

Në një takim me strukturat dhe simpatizantët e PD në qarkun e Gjirokastrës, ai tha se ‘regjimet nuk pyesin për votën e lirë, sepse nuk e lejojnë votën e lirë’.

Më tej Shehu u shpreh se kreu i opozitës dhe PD, Sali Berisha është një i burgosur politik nga regjimi i kryesuar nga Edi Rama.

“Dikush mund të ketë folur këto ditë për normalizim. Çfarë normalizimi mund të bëhet fjalë kur  trysnia po vjen duke u shtuar.

Jemi në një anormalitet të thellë dhe nuk mund të ketë normalitet në atë parlament për aq kohë sa karrigia e Sali Berishës është bosh.

Rama flet për normalitet dhe marrëveshje. Janë propagandë për të fshehur shkeljen e demokracisë dhe të instalimit të regjimit në Shqipëri. Nuk i them këto për të patur frikë, sepse ju nuk keni frikë.

Duhet të mobilizohemi për tu përballur me regjimet. Regjimet nuk pyesin për votën e lirë, sepse nuk e lejojnë votën e lirë. Ne duhet të përgatitemi për lëvizje të mëdha politike, të ngremë zërin kudo. Të ngremë zërin për burgosjen politike të Sali Berishës”, tha Tritan Shehu.

ME TE LEXUARAT