Shehaj nxjerr vendimin e qeverisë: “Rama po ia fal tokat e Vlorës ‘Osmanit’!” (VIDEO)

Politikë

Shehaj nxjerr vendimin e qeverisë: “Rama po ia fal tokat e

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, denoncoi sot një vendim të qeverisë, përmes të cilit, sipas tij, Edi Rama ka shpallur investitor strategjik kompaninë RAMS Albania, duke i dhënë në përdorim rreth 88.8 hektarë (gati 1 milion m²) tokë në Vlorë.

Gjatë deklaratës së tij, Shehaj publikoi dokumentin e vendimit të qeverisë dhe tha se kompania ka si përfaqësues publik aktorin turk të njohur si “Osmani”, duke e cilësuar këtë si një tjetër rast të dhënies së pronës publike për interesa të tijat

“Tani, është e qartë që Edi Ramës i ka ardhur fundi dhe po kërkon në çdo mënyrë të shpëtojë, t’i shpëtojë drejtësisë dhe të mbajë pushtetin.” – thekson Shehaj.

Deklarata e Agron Shehajt:

“Ky është Osmani, aktori i famshëm. Tani, në 2026, gjithçka prisnim. Por që Osmani të pushtonte Vlorën, nuk e prisnim. Duket e pabesueshme, por Edi Rama, me vendim qeverie, i ka dhënë Osmanit pothuajse 1 milion m² tokë në Vlorë.

Ky është vendimi i Edi Ramës nëpërmjet të cilit vendos që kompania RAMS Albania, që ka si përfaqësues publik Osmanin, shpallet investitor strategjik dhe i falen 88.8 ha tokë.

Osmani do të investojë në Vlorë.

Ne e kishim parë Osmanin të vinte vërdallë në Vlorë para një viti, thuajse. Kishte dalë në fotografi edhe me kryetarin e Bashkisë dhe thoshte se sa e bukur është Vlora dhe sa punë të jashtëzakonshme kishte bërë kryetari i Bashkisë së Vlorës dhe Partia Socialiste.

Por kurrë nuk mund të mendonim se po përgatitej pushtimi i Vlorës. Falja e mbi 88 ha tokë në Vlorë.

Ndërkohë që qytetarët e Vlorës, jo vetëm qytetarët e Vlorës, por të gjithë Shqipërisë në fakt, kërkojnë pronat e tyre, kërkojnë tokat e tyre, Edi Rama i përdor ato për të bërë pazare me qëllime okulte dhe me Osmanin.

Tani, është e qartë që Edi Ramës i ka ardhur fundi dhe po kërkon në çdo mënyrë të shpëtojë, t’i shpëtojë drejtësisë dhe të mbajë pushtetin.

Por kjo nuk ka për të ndodhur sepse njerëzit nuk e durojnë dot më. Duan dorëheqjen e tij, duan që ai të dalë para drejtësisë.” – u shpreh Shehaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion