Qytetarët mbërrijnë para Kryeministrisë, thirrje Ramës: Me Shqipërinë mos bëj pazar!

Aktualitet

Qytetarët mbërrijnë para Kryeministrisë, thirrje Ramës:

Pas marshimit nga sheshi “Skënderbej”, protestuesit kanë mbërritur para godinës së Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 32-të kundër qeverisë.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, hetimin e tij dhe të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si edhe largimin e asaj që e cilësojnë si klasa e vjetër politike, të cilën e konsiderojnë përgjegjëse për situatën në të cilën ndodhet vendi.

Protesta ka hyrë tashmë në muajin e dytë të revoltës, ndërkohë që pavarësist thirrjeve të mijërave qytetarëve, Edi Rama nuk ka bërë asnjë lëvizje për plotësimin e kërkesave të tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion