PD: SHBA rrëzoi non-gratën, Berisha në Shkodër: Mirënjohje të pakufishme për presidentin Trump

Politikë

PD: SHBA rrëzoi non-gratën, Berisha në Shkodër:

Sali Berisha ka zhvilluar pasdite takimin elektoral përmbyllës në qytetin e Shkodrës. Gjatë fjalimit të tij, Berisha tha ka paralajmëruar grupet kriminale që te mos bëjnë asnjë kërcënim për qytetarët apo komisioner.

Berisha shtoi se në 12 maj qeveria e re do i shpallë ato grupe terroriste dhe do t'i përgjigjen ashtu siç nuk ua pret mendja. 

Ne njoftimin e saj, zyra e shtypit e PD e titullon:

SHBA rrëzoi non-gratën/ Berisha në Shkodër: Mirënjohje të pakufishme për presidentin Trump dhe për ju që qëndruat! LaCivita na zgjodhi ne sepse ai beson tek programi i Reganit

Deklarata e Berishes:

"Miq, e dëgjuat vetë lajmin. E vërteta triumfoi. Ndaj dhe një mirënjohje të pakufishme për presidentin Trump që i preu kokën gjarprit Soros në Uashington. Por një mirënjohje të thellë për të gjithë ju që qëndruat, nuk u mposhtët dhe votuat PD edhe në kohërat më të vështira.

Me 11 Maj, Shkodra dhe Shqipëria hap një kapitull të ri. Ndahet nga një diktaturë, rivendos dinjitetin e qytetarëve M,bit ë gjitha kthen shpresën, kthen besimin, kthen dinjitetin, kthen të ardhmen e qytetarëve të vet. Kthen shpresën dhe besimin tek Shkodra dhe Shqipëria.

Rrofshi ju, rroftë ShqipëFitoreë. Fitore, fitore, fitore!", tha Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë takimit përmbyllës elektoral në Shkodër të PD-ASHM, shprehu urimet më të përzemërta për Papën e sapozgjedhur, duke i dëshiruar suksese në misionin e tij hyjnor si udhëheqës i miliarda katolikëve në botë. Berisha theksoi rëndësinë e lidhjeve historike dhe miqësisë së hershme ndërmjet trojeve shqiptare dhe Vatikanit, ndërsa përshëndeti dhe nderoi qytetarët e Shkodrës dhe shqiptarët kudo që ndodhen.

Gjatë takimit madhështor në qytetin e Shkodrës, Berisha, së bashku me Chris LaCivita, bashkëstrategun e fushatës së rikthimit të Donald Trump, uroi për ditëlindjen Susan Wiles, shefen aktuale të kabinetit të Trump në Shtëpinë e Bardhë. Berisha e quajti Ëiles një nga arkitektet kryesore të rikthimit të Trump dhe i uroi asaj jetë të gjatë dhe plot suksese, duke përdorur urimin tradicional shqiptar: edhe 120 vjet!

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi me tone të ashpra kryeministrin Rama, duke e akuzuar se ka qeverisur me një “narkodiktaturë” që ka dëmtuar rëndë. Berisha theksoi se Rama erdhi në Shkodër “me një thes me rrena” dhe i krahasoi fyerjet e tij me ato të diktatorëve si Maduro dhe Hitleri. Berisha u bëri thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për ndryshim dhe t’i japin fund një regjimi që sipas tij ka çuar në emigrim masiv, varfëri dhe zhgënjim kombëtar.

Lideri Opozitar, Sali Berisha tha nga Shkodra se, zgjedhja e Papës së ri, Leo, një amerikan, është “një Donald Trump i ri në Vatikan.” Berisha e uroi Papën për sukses dhe jetë të gjatë në udhëheqjen e Kishës Katolike.

Kryetari i PD, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve në Shkodër që më 11 maj të votojnë për ekipin e Luçiano Boçit, duke e cilësuar si alternativën e ndershmërisë përballë krimit. Ai akuzoi kundërshtarët politikë si bashkëpunëtorë të Edi Ramës dhe i paralajmëroi se pas 12 majit do shpallen “grupe terroriste” nëse tentojnë të kërcënojnë procesin zgjedhor. Berisha e quajti Tom Doshin “skllav të Ramës” dhe kërkoi që asnjë votë të mos i shkojë as atij, as partive që nuk mbështesin rotacionin politik, duke i cilësuar si vegla të regjimit. Sipas Berishës, vetëm përmes votës për Aleancën për Shqipërinë Madhështore mund të arrihet integrimi në BE dhe forcimi i aleancës me SHBA.

Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi lajmin për rrëzimin e shpalljes “non-grata” nga SHBA, duke e cilësuar si fitore të së vërtetës. Ai shprehu mirënjohje të thellë për ish-presidentin Donald Trump, që “i preu kokën gjarprit Soros”, si dhe për mbështetësit që qëndruan besnikë ndaj tij dhe Partisë Demokratike në kohë të vështira.

Në përfundim të fjalimit të tij, Berisha u shpreh se 11 maji do të jetë dita kur Shkodra dhe Shqipëria do të hapin një kapitull të ri, duke rikthyer dinjitetin dhe shpresën.

 

 

ME TE LEXUARAT