Seanca maratonë, Kuvendi nuk miraton emrat e rinj të KLGJ-së dhe KLP-së

Politikë

Seanca maratonë, Kuvendi nuk miraton emrat e rinj të KLGJ-së dhe

Pas seancë maratonë, Kuvendi votoi këtë të enjte për pikat e parashikuara në rendin e ditës.

Edhe emrat e përzgjedhur në raundin e dytë për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk u miratuan nga deputetët.

Erind Mërkuri e Albens Tabaku për KLGJ dhe Artan Reci e Bledar Bajri për KLP nuk morën dot 84 vota. Kuvendi miratoi me votat e mazhorancës ligjet dhe rezolutat në rendin e ditës.

Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e avokatëve sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” (raundi i dytë) mori 67 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim.

Ndërsa, me 65 vota pro, asnjë kundër, 2 abstenim nuk është miratuar as Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” (raundi i dytë).

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion