Vrau 4 policë në 2009, dënohet me burgim përjetë Dritan Dajti
Dritan Dajti dënohet me burgim përjetë. Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e gjykatës së Apelit të marrë në 8 shkurt 2019, i cili u dënuar me 25 vite dhe ka lënë në fundi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me dënimin burgim për jetë.
Dritan Dajti vrau në 2009, katër punonjës policisë.
Sic njoftoi zyra per median, gjykata e Larte, ka vendosur:
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
"Prishjen e vendimit nr.13, date 08.02.2019 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe lënien në fuqi të vendimit nr.95, datë 23.07.2014 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda".
Para shpalljes se vendimit per themelin, Gjykata e Larte refuzoi kerkesen e avokateve te Dajtit per perjashtimin e gjyqtarit:
1. Mospranimin e kërkesës për përjashtimin e gjyqtarit Sandër Simoni nga gjykimi i çështjes penale të regjistruar pranë Gjykatës së Lartë, nr. 52105-00378-00-2019, datë 05.04.2019.
2. Gjobitjen e kërkuesit me 10.000 (dhjetë mijë) Lekë.
3. Ky vendim është i formës së prerë.
4. Një kopje e këtij vendimi t’u njoftohet palëve në proces.
5. Një kopje e këtij vendimi t’i komunikohet gjyqtarit Sandër Simoni.
Dritan Dajti eshte akuzuar per vrasjen e 4 efektivave te policise te forces operacionale te cilet ne vitin 2009 shkuan ne Durres ne pisten Iliria per te bere arrestimin e personit ne kerkim i cili u kunderpergjigj me arme zjarri.
Dritan Dajti do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë teksa akuzohet për vrasjen e efektivëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, ngjarje e shënuar më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.