"Po hakmerreni ndaj bashkëpunëtorëve amerikanë", gazetarja debaton me zëdhënësin e talebanëve

Bota

"Po hakmerreni ndaj bashkëpunëtorëve amerikanë",

Gazetarja e emisionit të mëngjesit në Britani të Madhe, Sussana Reid, ka debatuar me zëdhënësin e talebanëve, Suhail Shaheen, për hakmarrjen ndaj bashkëpunëtorëve të SHBA dhe vendeve të tjera Perëndimore.

Në emisionin “Good Morning Britain”, gazetarja sfidoi pretendimet e Suhail Shaheen, i cili tha se nuk do të ketë hakmarrje ndaj bashkëpunëtorëve amerikanë.

Por Sussana Reid citoi një raport të OKB-së, që sugjeronte se talebanët kanë një listë me emrat e individëve në të gjithë Afganistanin që kërcënon t’i arrestojë dhe t’i vrasë.

“Një zëdhënës i ish-qeverisë u vra nga talebanët disa javë më parë. Po kështu është konfirmuar se talebanët vranë edhe dy zyrtarë të lartë të policisë. A nuk është hakmarrje kjo ndaj atyre personave që kanë bashkëpunuar me qeverinë apo dhe me forcat perëndimore”, pyeti gazetarja.

Por zëdhënësi i talebanëve hodhi poshtë këto akuza, duke thënë se politika e tyre është jo hakmarrje.

“Ne kemi dhënë amnisti të përgjithshme për të gjithë ata që punonin me forcat e huaja. Dhe nuk ka asnjë listë nga ato që shfaqet në media”, u shpreh ai.

Suhail Shaheen pohoi gjithashtu se talebanët nuk do të pengojnë afganët që duan të largohen nga vendi, por gjithsesi i nxiti që të qëndrojnë në Afganistan për të rindërtuar kombin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion