Aksidenti në Tiranë, ndërron jetë në spital drejtuesi i motorit që u përplas nga makina

Aktualitet

Aksidenti në Tiranë, ndërron jetë në spital drejtuesi i

Ka ndërruar jetë në spital 27-vjeçari me iniciale E.Ç, i cili u lëndua gjatë aksidentit të sotëm në rrugën "Bardhyl", në Tiranë.

Një makinë përplasi motorin, i cili drejtohej nga 27-vjeçari. Menjëherë pas ngjarjes drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. L, u shoqërua në ambientet e komisariatit Nr.4.

Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e ndodhur në rrugën "Bardhyl" ju bëjmë me dije se ;

Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motorrit shtetasi me iniciale E. Ç., 27 vjeç. Ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. L, u shoqërua në ambientet e komisariatit Nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

ME TE LEXUARAT