Sali Berisha hyn në burgun e Fierit! Takimi i parë me Ervin Salianjin

Politikë

Sali Berisha hyn në burgun e Fierit! Takimi i parë me Ervin

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka shkuar në burgun e Fierit për t’u takuar me demokratin Ervin Salianji. Kjo është e para herë që Sali Berisha, pas daljes së tij nga arresti shtëpiak, shkon për të takuar ish-deputetin e PD-së.

Që nga data 27 shtator, Ervin Salianji ndodhet në burgun e Fierit, pas dënimit të tij nga Gjykata e Apelit me një vit burg, për veprën penale kallëzim të rremë.

Salianji u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës një ditë pas dhënies së vendimit nga togat e zeza dhe u dërgua në burgun e Fierit ku po vuan dënimin.

Dënimi lidhet me një audio-përgjim ku pretendohej se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

Gjykata e shpalli Salianjin fajtor për publikimin e këtij audio-përgjimi, duke e cilësuar atë si kallëzim të rremë.

Ish-deputeti kërkoi pezullimin e vendimit nga Gjykata e Lartë, por togat e zeza e rrëzuan.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion