Thonj që thyhen lehtësisht? Ja si të kujdeseni për to në shtëpi

Soft

Thonj që thyhen lehtësisht? Ja si të kujdeseni për to

Me ndryshimin e stinës edhe trupi jonë ndryshon. Me ardhjen e sezonit të dimrit ne vëmë re që lëkura bëhet më e ndjeshme, flokët më të thatë, dhe thonjtë më delikatë.  Kjo sepse këto pjesë të trupit janë shumë të ekspozuara ndaj temperaturave të jashtme.

Në vecanti, duar dhe thonjtë bëhen më delikate dhe të dobëta në perjudhën e dimrit. Për të pasur duar të shëndetshme dhe thonjë të fortë ka një shumëllojshmëri kurash natyrale të cilat mund ti bëni vet në shtëpi.

Zgjidhni një krem të mirë dhe të përshtatshëm për lëkurën tuaj.

Gjatë dimrit këshillohet nga mjekët dermatolog që lëkura e duarve të qëndrojë gjithmonë e hidratuar, duke i lyer ato me një krem të posatshëm. Kremi duhet të aplikohet vazhdimisht, dhe kështu duart do të qëndrojnë gjatë gjithë kohës së hidratuara. 

Zgjidhni gjithnjë kremra me bazë glicerine të cilët kanë veti shumë hidratuese për duart dhe thonjtë.

Kini parasysh që t’i masazhoni mirë edhe thonjtë me krem, në mënyrë që dhe ato të marrin hidratimin e duhur.

Trajtimet në shtëpi

Një metodë mjaft e mirë për të hidratuar thonjtë është edhe trajtimi me ujë të ngrohtë. Metodë që duhet bërë të paktën një herë në javë.

Në një enë të thellë të mbushur me ujë të ngrohtë, zhysni thonjtë për 10 minuta e më pas thajini me kujdes. Pasi të keni përfunduar procesin, lyeni me krem zonën rreth thonjve dhe vendosni dorashka plastike.

Mbajini ato për një orë e më pas lajini duart. Do të shikoni që thonjtë dhe duart do të kenë fituar shkëlqimin e tyre natyral.

Ushqimet e duhura që duhet të konsumoni

Ne jemi cfarë hamë. Ushqimi luan një rol të madh në të gjithë organizmin tonë. Kryesori është edhe konsumimi i ujit për të qënë gjithmon i hidratuar. 

Konumoni shumë ujë në mënyrë që i gjithë organzimi të jetë i hidratuar dhe të qëndrojë në vlerat e duhura të tij.

Zgjidhni të hani ushqime të pasura me minerale, kalcium dhe proteina. Këtu futen drithërat, vezët, mishi, peshku dhe bishtajorët.

 

 

ME TE LEXUARAT