Saimir për Saimir, deputeti përgënjeshtron lajmin: S’kam lidhje me ngjarjen e Lushnjës

Politikë

Saimir për Saimir, deputeti përgënjeshtron lajmin: S’kam

Një tragjedi u shënua më 1 mars, ku shpërthimi në Lushnjë, në vendin e njohur si “Rrethrrotullimi i Plastmasit”, tronditi gjithë vendin.

Babë e bir, Roland dhe Helidon Verçani (Hoxha) humbën jetën, ndërsa 7 persona të tjerë, mes tyre dhe deputeti socialist Bujar Çela mbetën të plagosur.

Mes të lënduarve ishte dhe një person i quajtur Saimir Korreshi. Dhe kështu me dashje ose jo, në këtë ngjarje për shkak të ngjashmërisë së emërit dhe mbiemërit është përfshirë edhe deputeti i PD, Saimir Korreshi.

Në media qarkulloi një lajm se Saimir Korreshi, deputeti i PD ishte qiramarrës i objektit ku ndodhi shpërthimi, e që ishte një objekt në shkelje të lejes së ndërtimit.

Në lidhje me këtë ka reaguar deputeti, i cili ka përgënjeshtruar lajmin, duke thënë se ai nuk ka lidhje me ngjarjen dhe objektin, dhe se bëhet fjalë për një person tjetër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion