Dronët Bajraktar në bazën e NATO-s në Kuçovë/ Dimo: Kushtojnë 8 milionë euro

Aktualitet

Dronët Bajraktar në bazën e NATO-s në Kuçovë/

Komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ferdinand Dimo ka qenë i ftuar sonte në emisionin "Opinion" ku ka treguar se çfarë armatimesh do mbërrijnë në bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë.

Dimo theksoi në bazën e Kuçovës do të ulen avionë F-16 të Forcave Amerikane. Po ashtu u shpreh se në bazë ka 3 dronë bajraktar. Sipas Komandantit këto lloj dronesh kushtojnë 8 milionë euro.

Po ashtu nënvizoi se ka ambiente akomodimi, duke theksuar se në bazën ushtarake ka rreth 200 shtretër.

Dimo u shpreh se baza ajrore e NATO-s në Kuçovë është e vetmja në Ballkanin Perëndimor dhe se ky ishte vendimi më i mirë i NATO-s.

“Kemi 3 dronë bajraktar , janë dronë të armatosur. Drone të tillë kushtojnë 8 milionë euro. Avionë luftarak nuk kemi. Ne parashikojmë të pajisemi me sistemin antidron.

Në planin e zhvillimit janë duke u montuar elementë shtesë. Në bazën ushtarake në qendër të Kuçovës ka 200 shtretër.

Po krijohet ambienti rekreacioni. Është e vetmja bazë taktike e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, ka qenë vendimi më i mirë i NATO-s”, tha Dimo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion