Rraja dha dorëheqjen, gazetari bën deklaratën e fortë: Personat në kërkim mund të jenë te banesa e tij

Politikë

Rraja dha dorëheqjen, gazetari bën deklaratën e fortë:

Një ditë pas dorëheqjes së Rrahman Rrajës dhe shkarkimit të ministrit Bledi Çuçi, s'mungojnë dhe reagimet. Gazetari Armand Bajrami shkruan se ende nuk është parë një shkresë dorëheqje nga deputeti i PS Rrahman Rraja. Ai shton se lënia e mandatit ka nevojë për një akt shkresor, e duke qenë se kjo nuk është bërë, Rraja është ende deputet, e në këtë mënyrë policia nuk mund të ushtrojë kontroll në banesën e tij. 


Bajrami shkruan se nuk përjashtohet mundësia që personat e shpallur në kërkim të jenë në banesën e Rrajës, duke u fshehur nga drejtësia. 

Sot pame shkresa zyrtare te shkarkimit te nje ministri dhe emerimit te nje tjetri. E zeze mbi te bardhe. Ok. Nuk pame shkrese doreheqjeje te deputetit Rraja.


Pervec fjaleve, lenia e mandatit ka nevoje per nje akt shkresor, qe te protokollohet ne Kuvendin e Republikes.
Nese kjo ende s'eshte bere, Rraja vijon te jete deputet dhe te gezoje te gjitha garancite qe i jep statusi i deputetit. Si i tille, policia (qe sot po sillet si pule pa koke) nuk mund te beje nje kontroll ne banesen e tij (pasi me pare nevojitet leje nga Kuvendi).

ME TE LEXUARAT