I zhdukur prej ditësh, gjendet i vrarë gazetari i njohur, ja mesazhet që i la mafia në trup

Bota

I zhdukur prej ditësh, gjendet i vrarë gazetari i njohur, ja mesazhet

Trupi i një korrespondenti të një prej gazetave kryesore të Meksikës është gjetur në shtetin perëndimor të Nayarit, disa ditë pasi ai u raportua i zhdukur.


Luis Martín Sánchez Íñiguez, 59 vjeç, punonte për La Jornada dhe ishte zhdukur që nga e mërkura.
Vdekja e tij po trajtohet si vrasje e lidhur me punën e tij, në një nga vendet më të rrezikshme për gazetarët.

Trupi i tij u gjet të shtunën në fshatin El Ahuacate pranë qytetit Tepic, një ditë pasi gruaja e tij paraqiti një raport për një person të zhdukur. Atij iu janë gjetur dy mesazhe në gjoks, por autoritetet nuk kanë treguar se çfarë kanë thënë.


Zhdukja e tij erdhi një ditë pasi një mësues dhe ish-reporter u zhduk gjatë rrugës për në punë. Vendndodhja e burrit, i quajtur Osiris, mbetet e panjohur. Personi i tretë që u zhduk ishte një burrë i quajtur Jonathan, për të cilin autoritetet thanë se u rrëmbye të premten, por më vonë u gjet i gjallë dhe "në një gjendje të mirë shëndetësore".

ME TE LEXUARAT