Ristani i përgjigjet opozitës: Mjaft shpifët! Bashkia Tiranë nuk ka djegur asnjë provë!

Politikë

Ristani i përgjigjet opozitës: Mjaft shpifët! Bashkia Tiranë

Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani ka reaguar lidhur me akuzat ndaj institucionit që ajo drejton. Ajo i është përgjigjur opozitës se Bashkia Tiranë nuk ka djegur asnjë provë ligjore dhe se sipas tyre PD po mbush me shpifje qytetarët.

"Ne, në Bashkinë e Tiranës nuk çuditemi më nga askush që na akuzon pa prova, pa arsye tjetër përveç interesit publik. Kemi parë e dëgjuar lloj çudirash.

Përgjigja ka qenë vetëm një, do të vijojmë punën.

Bashkia e Tiranës akuzohet se djeg kamionë me dokumente në mes të ditës, në sy të një zonje që është akuzuar nga Partia Demokratike në trotuarin para bashkisë. Kjo është një marrëzi e një niveli të denjë për shfaqje seriale, ku nuk mungon as aksioni, as satira, as trishtimi. Ky i fundit është për ata qytetar që nuk e kanë për kusur të mbushen me shpifje dhe trillime.

Bashkia e Tiranës siguron se çdo shkresë ruhet me rigorozitet në arkiv", shprehet Ristani.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion