Kërkojnë zgjedhje të reja në Tiranë, këshilltarët e PD-së “thirrje” Ramës: Shkarko Veliajn!

Aktualitet

Kërkojnë zgjedhje të reja në Tiranë,

Këshilltarët e opozitës  në Këshillin Bashkiak  kërkojnë që arrestimi i Erion Veliaj të pasohet me shkarkimin e tij.

Demokratët i kërkuan Kryeministrit Edi Rama të heqë dorë nga punët e Bashkisë dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja në Tiranë.

Ilir Alimehmeti: “Kërkojmë mocion me debat për shkarkimin e Veliajt. Rama të zbatojë ligjin, të shkarkojë menjëherë Veliajn duke ju hapur rrugë procedurave ligjore dhe jo ta qajë atë natën, e t’i marrë vendin ditën”.



Tedi Blushi: “Shkarkimi duhet te kishte ndodhur kohë më parë siç duhet të kishte ndodhur edhe arrestimi”.

Jo vetëm mocion me debat për shkarkimin e Veliajt, këshilltarët e opozitës i kërkuan kolegëve të majtë në këshillit bashkiak t’i hapë rrugë ngritjes së komisionit të brendshëm të kontrollit financiar në bashkinë e Tiranës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion