Rinumërimi në Tiranë/ Tabakut dhe Alimehmetit u janë hequr votat! Ja kush nga kandidatët e PD dhe PS janë mbajtur me “hatër”

Politikë

Rinumërimi në Tiranë/ Tabakut dhe Alimehmetit u janë hequr

Rinumërimi i votave në Tiranë ka zbuluar edhe trafikimin e fletëve të votimit brenda lsitës preferenciale të kandidatëve.

Në listën e Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, pretendonte se shumë vota të tij kishin kaluar te kandidatët e tjerë.

Por ajo që doli nga 107 kutitë e para ishte fakti që Alimehmetit i mungojnë vetëm 4 vota nga 11 maji.

Ndërkohë që rivalja e tij për të hyrë në listën fituese, Jorida Tabaku ka një mungesë prej 11 votash, të cilat do t’i shtohen pas rinumërimit.

Deputeti i cili duket se i është dhënë “një dorë” nga numëruesit është Petrit Gjorgji, i cili në 107 kutitë e numëruara ka 32 vota më shumë në procesverbal se sa në kutinë e votimit. Edit Harxhi ka pasur 14 vota më shumë, ndërsa Petrit Gjoni 13 vota më shumë.

Sa i përket Partisë Socialiste, kandidatja për deputete Kejsi Elezi rezulton me 52 vota më shumë në procesverbalë se sa kishte në kutinë e votimit, ndërsa Fatmir Xhafaj ka 23 vota më shumë.

Në listën e hapur të PS-së, në garë deri në fund ishin Blerina Gjylameti dhe Olta Xhaçka. Por rinumërimi deri tani, duket se nuk e ndryshon faktin që Xhaçka vijon të mbajë mandatin e deputetes.

Ish-ministrja ka marrë vetëm 9 votë më shumë në procesverbal nga sa kishte në kuti, ndërsa Gjylametit i mungojnë 6 vota.// TCH

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion