Rinumërimi i 108 kutive në Durrës, ja sa vota i duhen LSI t'i marrë mandatin PS

Politikë

Rinumërimi i 108 kutive në Durrës, ja sa vota i duhen LSI

Ditën e sotme, KAS do mblidhet aërish, ku pritet që të rinumërojë 108 kuti në qarkun e Durrësit, pas pranimit të kërkesës së LSI. Është bërë me dije se mbledhja e sotme do të nisë në orën 10:00, ku për të marrë mandatin që pretendon në Durrës, LSI-së i duhen 136 vota shtesë.

Ndërkohë, më herët KAS ka rinumëruar 114 kuti në qarkun e Beratit, po me kërkesë të LSI. LSI rikuperoi gjithsej me 15 vota, nga 77 që i duheshin për t'i marrë mandatin Partisë Socialiste. Rikuperimi prej 15 votash nga dhjetëra mijëra vota të numëruara tregoi se proporcioni ishte i papërfillshëm.

KAS ka vendosur gjithashtu të rrëzojë kërkesat e PD dhe LSI për shpallje pavlefshmërie dhe përsëritje të zgjedhjeve në Berat, Gjirokastër, Vlorë, Durrës dhe Shkodër, teksa pritet shqyrtimi i ankimimeve të tjera të bëra nga këto forca politike. Këto vendime, PD dhe LSI i kanë quajtur me prapavijë politike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion