E dashura e Angjelin Stërkaj e përfshirë në vrasjen e Armando Beqirit në Islandë, ja roli i saj

Aktualitet

E dashura e Angjelin Stërkaj e përfshirë në vrasjen e

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e shqiptarit Armando Beqirit në Islandë. Aktakuza e prokurorisë së rrethit ka treguar se vrasja e tij ishte planifikuar me detaje dhe lëvizjet e tij u monitoruan natën kur u ekzekutua. Një ditë më parë u mbajt seanca e radhës, ku janë marrë edhe 4 të pandehur të tjerë, ndërsa autori kryesor i vrasjes është Angjelin Stërkaj i cili ka pranuar në gjykatës se ai ishte vrasësi kryesor i cili ka qëlluar në drejtim të Armando Beqirit.

Mësohet se në këtë vrasje ishte e përfshirë edhe një femër, për të cilën thuhet se është e dashura e Angjelin Stërkajt. Sipas mediave të huaja, e dashura e tij është udhëzuar nga një prej të pandehurve që të monitorojë makinat në pronësi të Armando Beqirit, ditën kur ai u qëllua për vdekje pranë shtëpisë së tij. Të pandehurit janë të gjithë me origjinë të huaj, por kanë jetuar në Ilsandë për disa kohë.

Në aktakuzë thuhet se një i pandehur me emrin Murat Selivrada udhëzoi gruan, Claudia Sofia Coelho Carvalho, që të dërgonte një mesazh përmes Messenger-it në momenetin që makinat e Armando Beqirit do të lëviznin. Sipas aktakuzës, ajo po ndiqte dy makinat dhe informoi të pandehurin e tretë, Shpëtim Qerimin, sapo Armando u largua nga banesa. Qerimi kishte qarkulluar me makinë me Angjelin Stërkajn pak para mesnate. Prokurori thotë se ata e ndaluan makinën afër cepit të Rauðagerði dhe Borgargerði.

Sipas aktakuzës, Angjelini ishte fshehur në një garazh dhe kur Armando doli nga garazhi pranë shtëpisë së tij pasi parkoi makinën, Angjelini e qëlloi atë nëntë herë në trup dhe kokë me një pistoletë Sig Sauer të kalibrit 22.

Pastaj ai i dha Shpëtim Qerimit një sinjal i cili më pas e mori atë me makinë dhe së bashku u drejtuan për në Varmahlíð në Skagafjörður.

Angjelin është i vetmi që ka rrëfyer vrasjen e Armandos. Ai ka qenë në paraburgim që nga arrestimi i tij në mes të shkurtit. Dy të pandehur janë ndaluar që nga lirimi nga paraburgimi, por njëri po vuan pjesën e mbetur të dënimit për shkak të një dënimi të mëparshëm.

Armando Beqiri u ekzekutua me pistoletë silenciator më 13 shkurt në derë të shtëpisë, rreth orës 23:57, sapo ishe kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar makinën. Beqiri jetonte prej vitesh në Islandë dhe ishte pronar i një kompanie sigurie fizike, që në shumë pak kohë kishte arritur një sukses të mënjëhershëm. 33 vjeçari nga Tepelena  la pas gruan e tij shtatzënë dhe një djalë të vogël, të cilët ishin në shtëpi kur ai u qëllua./Shqiptarja.com

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion