Dëshmitarët rrëfejnë djegien e spitalit në Tetovë: Këtë tragjedi nuk e kemi parë kurrë

Kosovë&Rajon

Dëshmitarët rrëfejnë djegien e spitalit në Tetovë:

Një ditë pas djegies së spitalit në Tetovë kanë folur dëshmitarët, banorët e e zonës ku ndodhi tragjedia. Sipas një banori, kjo ngjarje është më e rënda në këto 40 vite që jeton aty.

“Mbrëmë kemi parë një tragjedi të cilën nuk e kemi parë që 40 vite në këtë lagje. Jetoj këtu afër dhe t’ju them të drejtën jam pa gjumë, sikurse edhe ju që me siguri gjithë natën keni bërë hulumtime. Kjo si ngjarje që kam parë unë, ka ndodhur diku kah ora 21:04 ose 21:05 minuta, në këtë moment dikush është lajmëruar, ka njoftuar organet kompetente, zjarrfikësit, policinë.

Në ora 21:10 minuta kam qenë këtu afër diku, dy të parat veçmas se ishin të djegura zjarrfikësit ishin në vendngjarje, aq sa kanë mundur ata ta bëjnë punën e vet. Kemi ndihmuar familjarët me ujë me diçka, u munduam që të ndihmojmë të shpëtojmë, por ata që kanë shpëtuar kanë ndihmuar veten, kanë pasur fuqi dhe kanë dalë, sepse e dimë që kanë qenë në oksigjeno-terapi”,u shpreh një dëshmitar okular.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur një natë më parë, ku për pasojë kanë ndërruar jetë 14 persona.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion