Raportimi i kreut të SHISH për situatën në Kosovë, dështon mbledhja në komision

Politikë

Raportimi i kreut të SHISH për situatën në Kosovë,

Ka dështuar mbledhja në Komisionin e Sigurisë, kjo për shkak se deputetët nuk kanë certifikatë të Sigurisë.

Pjesë nga debati:

Salianji: Ka një shqetësim shumë të madh për ne, ka pasur një shpartallim institucional kur drejtohej nga drejtuesi I komanduar. Kemi pasur kontakte që drejtuesit profesionistë të SHISH janë zëvendësuar me drejtues militant, a ka një plan drejtoresha për këto? A do të zhbëjë kulturën e mosndëshkimit për punonjësit që përfshihen në korrupsion. Ne këtu e kemi detyrim në rastin kur informacione të deklasifikuara shtetërore përdoren për shantazh. Ju jap rastin po të doni

Nasip Naço: Nëse do të bësh pyetje të që përmbajnë sekret shtetëror, do të ndërpres fjalën. Duhet të mësosh që në këtë vend ka ligj. Jam drejtor seance.

Salianji: Mos e prishni mbledhjen më lër të bëj pyetjen

Naço: Je më gangsteri se të gjithë ti?

Salianji: Nuk e bën dot gangsterin

Naço: E kupton ti që kemi të bëjmë me një sekret shtetëror

Salianji: T’i mund të kesh ëndërr për t’u bërë drejtor i SHISH, ëndrra ke bën vaki s’të dalin

 

ME TE LEXUARAT