Në prag të mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Gazment Bardhi bën lëvizjen e papritur, thërret grupin e PD

Politikë

Në prag të mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Gazment

Partia Demokratike ndodhet në momente kritike të organizimit të saj, kjo pasi përpos përçarjeve të brendshme, në 29 korrik mblidhet kryesia për të vendosur për kryetari e ri.

Sakaq, Gazment Bardhi ka thirrur sot një mbledhje të grupit parlamentar demokrat.

Qëllimi i kësaj mbledhje është diskutimi rreth vendimeve për mbledhjen e Këshillit Kombëtar, si edhe situatën në të cilën ndodhet partia.

“Në orën 14:00 Gazment Bardhi mbledh Grupin Parlamentar të PD. Ne fund te mbledhjes pritet deklarate. Do te diskutohet për situatën në PD zyrtare, vendimet e kryesisë për mbledhjen e Këshillit Kombëtar”, thuhet në mesazhin që u ka shkuar deputetëve.

Sakaq, në një publikim zyrtar është bërë e ditur se ditën e nesërme do të mblidhet edhe Këshilli Kombëtar.

“Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, mbledhja e thirrur nga kryesia do të zhvillohet në datën 20 qershor në sallën Classic të Hotel Tirana International, në orën 12.00. Ftohen anëtarët e Këshillit Kombëtar të jenë prezent në këtë mbledhje me shumë rëndësi për Partinë Demokratike”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale.

ME TE LEXUARAT