Rama thërret në takim urgjent tre të besuarit e tij brenda PS

Politikë

Rama thërret në takim urgjent tre të besuarit e tij brenda PS

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur papritmas në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit kryesorë të kësaj force politike.

Sipas FaxNews, takimi informal është thirrur këtë pasdit, ku veç Ramës, në të marrin pjesë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Tema e takimeve ende nuk dihet, ndërsa takimi është thirrur në ditën që në Kuvend, Komisioni Hetimor Parlamentar i ngritur për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nisi shqyrtimin e provave të dorëzuar së bashku me kërkesën e 49 deputetëve socialistë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion