Valixhen e mbushur me kokainë në aeroportin e Zyrihut, arrestohen 5 shqiptarë

Aktualitet

Valixhen e mbushur me kokainë në aeroportin e Zyrihut, arrestohen 5

Një sasi e madhe kokainë është zbuluar në aeroportin e Zyrihut, duke vënë në pranga pesë shtetas shqiptarë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Zyra Federale e Doganave dhe Sigurisë Kufitare në bashkëpunim me Policinë e Kantonit të Cyrihut kapi rreth 47 kilogramë kokainë në aeroportin e Zyrihut.

Gjatë kontrollit të një bagazhi, punonjësit e Zyrës Federale të Doganave dhe Sigurisë Kufitare gjetën një sasi të madhe kokaine.

Në çantë u gjetën 47 kilogramë kokainë dhe për pasojë ranë në pranga 5 shqiptarë, të moshës 25 deri në 40 vjeç.

Pas marrjes në pyetje nga policia, burrat u dërguan në prokurorinë publike përgjegjëse

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion