Shokuese/ Detyroi 16-vjeçaret të prostituonin, arrestohet 33-vjeçari në Greqi (Detajet)

Kosovë&Rajon

Shokuese/ Detyroi 16-vjeçaret të prostituonin, arrestohet

Një 33-vjeçar është arrestuar më 5 shtator në Ilioupoli të Greqisë, pasi dyshohet se kishte rekrutuar dhe shfrytëzuar seksualisht dy vajza 16-vjeçare.

Sipas Policisë greke, i riu akuzohet se u siguronte klientë të miturave dhe organizonte takimet e tyre kundrejt përfitimit financiar.

Hetimet ndaj 33-vjeçarit u kryen nga një ekip special i Nën-Drejtorisë për Mbrojtjen e të Miturve, ndërsa prangosja u bë në bazë të një urdhër-arresti. Sipas autoriteteve, veprimtaria e dyshuar kishte nisur të paktën që nga qershori i këtij viti.

Policia thotë se 33-vjeçari publikonte reklama në faqe interneti erotike, ku përfshiheshin fotografi të dy të miturave dhe numri i tij i telefonit. Përmes këtyre reklamave, ai dyshohet se kontaktonte personat e interesuar dhe caktonte takimet me vajzat.

Gjatë arrestimit, 33-vjeçari ka bërë rezistencë ndaj efektivëve të policisë. Në posedim të tij janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme provash dixhitale, si dhe 45 gramë kanabis i papërpunuar.

Ndaj tij janë ngritur akuza të rënda, përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore të mitura me qëllim shfrytëzimin seksual, rrëmbimin e një të mituri për përfitim, pornografinë me të mitur përmes sistemeve informatike, prostitucionin e përsëritur, dhunën ndaj punonjësve të policisë dhe shkeljen e legjislacionit për substancat narkotike.

Pas arrestimit, 33-vjeçari është dërguar përpara Prokurorisë kompetente, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit për të cilin akuzohet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion