Rama, takim me drejtuesit politik. Diskutohet për votën e diasporës
Lajmifundit
/
10 February 2025, 10:32
Politikë

Në mbledhjen e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politik është diskutuar për votën e diasporës, ku përveçse raportimit kërkohet më shumë organizim nga strukturat për të nxitur regjistrimin e emigrantëve të cilët PS i konsideron si votues të saj.
Në fillim të procesit socialistët i kanë regjistruar në “Librin e Kontakteve” rreth 260 mijë emigrantë, numër i cili është ende larg nga shifrat që rezultojnë në KQZ.
Pas mbledhjes, Edi Rama nuk foli për mediat, por u nis për në Shkodër.


