Dhunoi bashkëshorten dhe tentoi të godiste më sëpatë djalin e tyre të mitur, arrestohet 49-vjeçari në Elbasan

Aktualitet

Dhunoi bashkëshorten dhe tentoi të godiste më sëpatë

Parandalohet përshkallëzimi i dhunës në një familje në fshatin Godolesh të Elbasanit. Në pranga ka rënë një 49-vjeçar, i cili dyshohet se ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe tentoi të godiste me sëpatë djalin e tyre të mitur, 10 vjeç.

“Ndërhyrja e shpejtë dhe veprimet profesionale të shërbimeve të Policisë parandalojnë përshkallëzimin e dhunës në një familje, në fshatin Godolesh.

Kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari që ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe tentoi të godiste me sëpatë djalin e tyre të mitur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit për një rast të dhunës në familje, në fshatin Godolesh, kanë ndërhyrë menjëherë me qëllim për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. V., 49 vjeç, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe ka tentuar të godasë me sëpatë djalin e tyre 10 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.“, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion