"Për Tiranën tani do kujdesem vetë", zbardhet fjala e Ramës në takimin pa media me të deleguarit e PS

Aktualitet

"Për Tiranën tani do kujdesem vetë", zbardhet fjala e

Nje dite pas arrestimit te Erion Veliajt, kryeministri Edi Rama ka takuar të deleguarit e PS në Hotel Tirana.

Në mbledhjen e Asamblesë, pa pranine e medias, mësohet qe kryeministri të ketë thënë që Tiranën do ta marrë ai vetë përsipër, ndërkohë për Erion Veliajn ka thënë le të presim provat.

Rama mesohet se u ka kërkuar të deleguarve që të punojnë më shumë se sa “dje” për të fituar kryeqytetin nga ky sulm elektoral.

Për Tiranën, përveçse në aspekt politik, sipas të pranishmëve Rama e ka patur edhe për drejtimin e Bashkisë Tiranë, për të cilën ka thënë që do të ketë në vëmendje të gjitha punët dhe vendimet e bashkisë së kryeqytetit. 

Rama shkon për herë të dytë në Bashkinë e Tiranës, e drejta e firmës i transferohet nënkryetares, Anuela Ristani

"Për Tiranën tani do kujdesem vetë", zbardhet fjala e

Kryeministri Edi Rama ka shkuar per here te dyte sot ne Bashkine e Tiranes, kesaj here ne oret e mbremjes.

Mesohet se ai ka pasur takim aty me stafin kryesor te bashkise dhe anetare te Keshillit Bashkiak.

Gjate takimit, eshte njoftuar vendimi se Anuela Ristani do te firmose ne vend te Erion Veliajt, kryebashkiakut te Tiranes pas ndalimit te tij me urdher te GJKKO dhe SPAK.

"Për Tiranën tani do kujdesem vetë", zbardhet fjala e

Në prani të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Këshillit Bashkiak, firma e kryebashkiakut Erion Veliaj i është deleguar nënkryetares Anuela Ristani pasditen e sotme.

Raportohet se vizita e Ramës u zhvillua për të takuar drejtuesit e institucioneve për lënien e porosive mbi vijimësinë e punëve në qytet.

Ky ishte takimi i dytë i Ramës në ambientet e Bashkisë së Tiranës për ditën e sotme, pasi ai u paraqit edhe gjatë orëve të mëngjesit.

ME TE LEXUARAT