Rama prezanton Bordin e Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Politikë

Rama prezanton Bordin e Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit

TIRANË- Arsimi është një nga hallkat që do të fokusohet mandati i tretë i qeverisë Edi Rama, siç ai vetë e ka bërë publike, e ndërsa sot në kuadër të këtij objektivi ai bërë publik emrat e Bordit të Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Në përbërje të saj janë “ekspertë të nivelit më të lartë ndërkombëtarë, shqiptarë që shkëlqejnë në botën akademike jashtë vendit si edhe të huaj që mishërojnë kriteret më të larta të botës akademike”, tha Rama, teksa para tyre shtroi një sërë problemesh me të cilët përballet arsimi sot.

 Ai solli në vëmendje numrin e lartë të juristëve që dalin nga shkolla në një vit akademik, e ndërsa një tjetër problematik është edhe dhënia e doktoraturave “pa kriter”, ku nuk nguroi që të bënte ironi dhe me veten.

“Jam i vetmi anëtar pa master në qeveri dhe më është dukur interesante për ta thënë që Akademia e Arteve është futur në një proces doktoraturash dhe kolegët e mi që janë vërtetë shumë të vlerësueshëm në fushën e krijimit janë futur në profesor doktor, me tituj shkencor, më duket pak si interesante që unë të isha profesor, doktor, se rruga e krijimtarisë është krejt tjetër dhe e shkencash është krejt tjetër”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion