Policia meksikane gjen 20 trupa në një pus, mister vrasja e tyre

Bota

Policia meksikane gjen 20 trupa në një pus, mister vrasja e tyre

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Meksikë. Mësohet se të paktën 20 trupa janë gjetur pa jetë në një pus, pranë një shtëpie. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Omealca të Veracruz. Autoritetet përkatëse në një komunikatë për mediat bënë me dije se trupat ishin vendosur në një thellësi prej 30 metrash.

Sipas policisë, zbulimi i trupave ishte në një mënyrë krejt rastësore, teksa po bëheshin inspektime në pusin në fjalë. Ndërkohë, hetuesit kanë nisur punën për të zbuluar vdekjen e këtyre personave, identiteti i të cilëve nuk është bërë me dije./AA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion