Rama premton spitale të reja: Në 2030-ën shqiptarët nuk do kenë nevojë për kurim Turqi apo kudo qoftë!

Politikë

Rama premton spitale të reja: Në 2030-ën shqiptarët nuk do

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim në Tiranë me asambletë socialiste të njësive Dajt, Zall-Herr, Zall-Bastar, Shëngjergj, Petrelë, Farkë, Baldushk, Krrabë, Bërzhitë, kagjja 12 të kryeqytetit.

Rama deklaroi se qeveria ka në plan për ndërtim të spitaleve të reja, me marrëveshje me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara dhe se brenda 2030-ës shqiptarëve do t'i ofrohen këto shërbime.

“A ka probleme shëndetësia jonë? Patjetër, por është në një fazë ku me ndërhyrjet e reja dhe përmbushjen e objektivave të reformës në 2030 do jetë sistem shëndetësor ku do t’ua plotësojë nevojat shqiptarëve.

Kemi në plan për spitale të reja të nivelit të lartë dhe me Italinë dhe Emiratet e bashkuara, dhe nuk do ndodhë më që nga halli shqiptarët të shkojnë në Turqi për shërbim, në 2030 do t’i kenë të gjitha këtu.

Sepse sot kemi fituar besim të madh tek të tjerët dhe kërkesa për të ardhur dhe investuar në të gjitha sistemet, është e jashtëzakonshme. Ne kemi krijuar 3 mijë mjekë specialistë, kur erdhëm kishte katër vjet që nuk specializohej asnjë njeri”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT