Avokati Gjokutaj: Gjykata e Lartë nesër do të lirojë Ilir Metën!

Aktualitet

Avokati Gjokutaj: Gjykata e Lartë nesër do të lirojë Ilir

Avokati Gjokutaj ka deklaruar se ditën e enjte mund të ketë një ndryshim të masës për kreun e PL, Ilir Meta.

Sipas tij, Meta po mbahet në qeli pa prova ndaj dhe Gjykata e Lartë mund të japë një vendim të ri.

“Meta nuk ka asnjë kusht dhe kriter për tu mbajtur në atë masë izolimi. Ju e kuptoni që SPAK thotë se është në bashkëpunim me Kryemadhin, ajo në "detyrim paraqitje" dhe Meta në burg, nuk mund të ketë bashkëpunim dhe masat të jenë të kundërta.

Nesër mund të ketë një ndryshim mase për Metën. Gjykata e Lartë nesër do vendosë", tha ai para SPAK.

ME TE LEXUARAT