Rama poston foton e mitingut të PD-së në Tiranë: Vaksinimi dhe Infektimi vazhdojnë paralelisht!

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto të një prej grumbullimeve të PD-së në Tiranë, si dhe një foto të qytetarëve që janë duke mbajtur radhën për t’u vaksinuar, në Koplik.
"Vaksinimi dhe Infektimi vazhdojnë paralelisht, si nje provë kokëfortë e zgjedhjes që duhet të bëni në 25 prill:
• Për shëndetin e popullit e familjes suaj apo për pushtetin e Saliut, Ilirit, Monikës e Lulit;
• Për Rindërtimin e zhdukjen e pasojave të tërmetit apo për një tjetër rrëshqitje tëposhtë të krejt Shqipërisë;
• Për forcimin e shtetit, të drejtësisë e të rregullave të bashkëjetesës mes njerëzish apo për rikthimin e paligjshmërisë, vrazhdësisë e kaosit në qytetet e rrugët tona;
• Për rritjen e ekonomisë e fuqizimin social me punë e me durim apo për rizhytjen në batakun e keqqeverisjes e të rrumpallës antishtet...
*Vaksinimet në Koplik dhe infektimet në mes të Tiranës", shkruan Rama.


