Vendimi i KAS për fletën e votimit, Bardhi: PS ka turp nga emrat e kandidatëve, i fsheh me numra

Politikë

Vendimi i KAS për fletën e votimit, Bardhi: PS ka turp nga emrat e

Pas vendimit të KAS që rrëzoi fletën e votimit, në të cilën do të renditeshin emrat e kandidatëve për deputetë, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se Partia Socialiste ka turp nga emrat e kandidatëve të saj, dhe i fsheh pas numrave.

“Parti që ka turp nga emrat e kandidatëve të saj, dhe i fsheh pas numrave, njëlloj siç bëhet identifikimi i të burgosurve. Skanë faj, me Rrahmanët që kanë në listë, rruga e vetme që kanë është fshehja pas numrave”- shkruan Bardhi në rrjetet sociale.

Partia Demokratike kërkoi që në fletët e votimit të renditeshin me emra kandidatët për deputetë, ndërsa Partia Socialiste kërkoi që të renditeshin me numra.

Kryekomisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi i miratoi listën me emra por sot kjo listë u rrëzua nga KAS.

ME TE LEXUARAT