Rama për SPAK: E krijoi PS, jo Amerika! Sot dhe bufi i kënetës i tmerrohet drejtësisë!

Politikë

Rama për SPAK: E krijoi PS, jo Amerika! Sot dhe bufi i kënetës i

Kryeministri Edi Rama në rubrikën Sy më sy deklaroi se ka qenë vullneti i mazhorancës për të krijuar SPAK-un dhe një drejtësi të pavarur nga politika.

Rama po ashtu kritikoi punën e prokurorisë së Posaçme duke thënë se zyrtarët e drejtësisë duhet të kenë më tepër integritet dhe profesionalizëm.

"Ju e dini që këneta është e përbetuar përmes gojës së bufit të vet që do ta shkrijë SPAK. Nëse do të isha dhe unë i interesuar për këtë, i shqetësuar siç përpiqen të më pikturojnë disa që janë pjesë e problemi dhe nuk kanë lidhje me zgjidhjen, kjo do të ishte më thjeshta fare.

Një fishkëllimi bufit dhe e di si vinte bufi apo jo?!

Ai buf bufi me një fishkëllimë se e sillte tmerri që ka nga drejtësia, nga SPAK, me tmerrin që ka me të kaluarën që nuk e ndryshon dot dhe e persekuton çdo ditë. Do të shikoni që nuk do hapte gojë Amerika sepse kanë ndryshuar qasje për momentin. Kjo është punë e saj, punë e një superfuqie. SPAK është aty, do jetë aty me mbështetjen e fuqisë së PS. Ne jemi vullneti i popullit shqiptar, populli shqiptar kërkon që SPAK të jetë aty, të fuqizojë veten.

Sot kemi prova të pavarësisë së SPAK. Pavarësia nuk mjafton. Duhet profesionalizëm dhe integritet", tha Rama.

ME TE LEXUARAT