Patronazhistët në Administratë, Rama: PS po mbështetet nga një armatë e fuqishme për të fituar më 11 maj!

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish me ndjekësit në rubrikën Sy më sy, ku i është përgjigjur një sërë pyetjesh, ku një prej tyre ishin edhe zgjedhjet e 11 majit.
Rama tha se mazhoranca nuk po mbështetet nga patronazhistët por janë grupe intensive të cilët mbështesin punën e qeverisjes së tij.
"Është krijuar një armatë me profile false, jo vetëm në kuptimin me profile false, por profile që administrohen për këtë betejë dhe që vijnë me mesazhe nga fundi i kënetës.
Dje kemi pasur disa biseda shumë interesante me grupet tona të punës të organizimit dhe patronazhistëve, të cilët janë më të mobilizuar se asnjëherë tjetër dhe janë të vendosur që më 11 maj ti japin emrit të tyre një kuptim për të gjithë kundërshtarët. Unë kam besim që do tia dalin në qëllimin që ia kanë vënë vetes.
I merr të keqen patronazhistëve, ata janë një armatë vullnetarë aktivë që janë pjesë e familjes tonë politike. Si në gjithë botën aty ku ka parti serioze, dhe jo këneta", tha Rama.


