Rama për opozitën: Primaret, spektakël bizantin hipokrizie politike! Mbytën pabesisht fituesit e vërtetë

Kryeministri Edi Rama ironizoi Primaret e PD gjatë takimit me vajzat dhe gratë në Tiranë.
“U mbytën në mënyrën më të pabesë fituesit e sinqertë të farsës së primareve. Primaret janë spektakël bizantin hiporizie politike që të kujton Komisionin e Festës së Kadaresë. Kush nuk e la lexuar, ua sugjeroj ta lexojë. Keni aty primaret nga fillimi deri në fund”, u shpreh Rama.
Po ashtu iu përgjigj akuzave të opozitës se PS ka lidhje me krimin, duke theksuar se këto deklarata vijnë nga ata që kanë vrarë në Bulevard duke iu referuar 21 janarit.
"I them atyre që ju bien fyellit prej shumë vitesh në të njëjtën vrimë, se kjo parti ka mbështetjen e krimit prandaj është e pathyeshme dhe këtë e thonë njerëz që kanë vrarë në bulevard me pushkët e shteti apo ata që mllefin e kanë si motiv për tu zgjuar në mëngjes. Askush asnjëherë më parë nuk e ka luftuar korrupsion si kemi bërë ne dhe e dyta ata le të vazhdojnë që ti bien atij fyelli.
Arsyeja pse ne jemi të pathyeshëm është se jeni dhe bëheni gjithmonë e më shumë ju, gratë dhe vajzat e armatës sonë fitimtare.
Keni 71 përfaqësuese në skuadrën e 11 majit.Zamira në listën e Vlorës që erdhi nga kampi tjetër nuk është një rastësi dhe asnjë rast i veçuar i një momenti elektoral. Ndërkohë që vajza nga kampi tjetër janë bashkuar PS edhe në disa qarqe të tjera dhe unë ju them që s’do të bëhen kurrë pishman. Në na thanë se dinim se PS, ishte kështu dhe i them s’keni parë gjë akoma", shtoi Rama.


