Rama për çeljen e negociatave me BE-në: Ne ngritëm flamurin e Shqipërisë për herë të dytë pas 1912!

Politikë

Rama për çeljen e negociatave me BE-në: Ne ngritëm

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me socialistët është shprehur se PS do të fitojë zgjedhjet e 11 majit.

Rama tha se anëtarësimi në BE do të jetë ngritja e dytë e flamurit të Shqipërisë ndaj mazhorancës duhet t'i votëbesohet edhe një mandat tjetër. 

"Këto janë zgjedhje themelore sepse për herë të parë na është hapur dritarja e një mundësie që dukej e pamundur më parë.

Mundësia që brenda pak më shumë se dy vite në të mbyllnim gjithë procesin e negociatave me BE dhe të hapim derën për të hyrë në familjen europiane, dhe pastaj të marrim nga vendet anëtare aprovimin si anëtarë të ri. Kjo është ngritja e dytë e flamurit të Shqipërisë pas atij të 1912. Në këtë proces të djetësisë ka gjëra që nuk shkojnë fare, por në këto 5 vite unë i pari dhe të tjerët, kemi shtrënguar dhëmbët sepse pavarësia ka qenë kryesorja për ta garantuar pavarësinë.

Ne duam drejtësi europiane jo si në Rusi, duam drejtësi të formës së prerë jo paraburgim pa gjyq”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT