Rama: Mos e shihni Shqipërinë nga televizori! Nga 322 euro pagë mesatare e ngritëm në 830 euro

Politikë

Rama: Mos e shihni Shqipërinë nga televizori! Nga 322 euro pagë

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me sipërmarrës, prezantoi disa nga arritjet në tregun e punës.

Sipas Ramës, paga mesatare ka arritur në 830 euro nga 322 euro që ka qenë më parë.

"Sot në Shqipëri kemi një pagë mesatare 830 euro dhe jemi nisur nga një pagë mesatare 322 euro. Është një kapërcim i madh dhe kjo shihet tek prodhimi i përgjithshëm. Sepse është gjë tjetër kur e sheh Shqipërinë nga televizori ose e ndjek nga portalet.

Nuk sheh fare nga këto gjëra, se në Shqipëri mund të ketë realitete si këto.

Apo se në Shqipëri mund të ketë më shumë kompani sesa në Greqi. Nëse shohim rritjen e prodhimit të përgjithshëm, nga 10 miliardë euro, sot e kemi 25 miliardë euro. Është rritur nga puna dhe jo nga ndonjë arsye tjetër. Sot kemi nivelin më të ulët të papunësisë", tha Rama. 

ME TE LEXUARAT